Prof. Dr. Xheladin Dracini

Prof. Dr. Xheladin Draçini

Aktualisht po kandidon për Rektor të Universitetit të Mjekësisë, pas dy mandatesh si Dekan i Fakultetit të Mjekësisë; pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Kirurgjisë, Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme Nr. 1 të Fakultetit të Mjekësisë, UMT dhe mjek kirurg primar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“, Tiranë.

Doktor i Shkencave

Në vitin 2005 ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave“

Profesor i Asociuar

Në vitin 2011 ka mbrojtur gradën “Profesor i Asociuar“

Profesor

Në vitin 2013 ka marrë titullin “Profesor“.

Dekan i Fakultetit të Mjekësisë

Në vitet 2016-2024 “Dekan i Fakultetit të Mjekësisë“

CURRICULUM VITAE

Shkarko materialin
Prof. Dr. Xheladin Dracini
Aktiviteti shkencor

Aktiviteti shkencor përfshin
referime, artikuj, monografi ...

Aktiviteti shkencor i Prof. Draçinit përfshin 165 referime në aktivitete shkencore; 42 artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe 8 monografi dhe tekste mësimore.

LISTA E PLOTË E BOTIMEVE

Shkarko materialin
000

Referime

00

Artikuj

0

Monografi

Aktiviteti shkencor
Fakulteti Mjekësise

PLATFORMA DHE VIZIONI ZHVILLIMOR I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË 2024-2028

Të nderuar pedagogë dhe profesorë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë!
Të dashur studentë të gjithë cikleve të studimit!

Kam kandiduar për pozicionin e Rektorit sepse besoj fort në aftësinë tonë të përbashkët për të përballuar sfidat që na presin në të ardhmen. Në 29 vitet që kam nderin të jem kolegu Juaj; i jam përkushtuar institucionit duke e konsideruar veten me fat të jem pjesë e Tij dhe kam bindje të plotë se çdo anëtar i stafit akademik të universitetit përfaqëson një aset të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në realizimin e misionit tonë fisnik, mësimdhënien e shkencave të shëndetit.

Tashmë në vitin e njëmbëdhjetë të UMT-së me historik të shtrirë në shtatë dekada, besoj se ka ardhur koha të kalojmë në etapën e re zhvillimore si një institucion ekselent i plotësimit akademik, profesional dhe personal të stafit pedagogjik dhe studentëve bazuar në autonominë universitare dhe respektin reciprok; mbështetur në mjedisin e përbashkët harmonik të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor e inovacionit.

Në qindra takime me Ju muajt e fundit duke shkëmbyer ide dhe vizione si pjesë e inteligjencës kolektive universitare, jam plotësisht i bindur se prioritetet e punës në universitet dhe vizioni zhvillimor i së ardhmes duhen lidhur fort me parimin e ‘Universitetit të bazuar në njerëzit’ me përparësi të qartë zhvillimin e karrierës së stafit akademik dhe studentëve duke synuar mirëqenien dhe formimin e tyre elitar në hapësirën pedagogjike të arsimit të lartë mjekësor. Synimi ynë do të jetë zhvillimi i UMT-së si një mjedis ideal për kolegët e përkushtuar, ku do të mund të shpalosin potencialin e tyre të plotë njerëzor e profesional të mësimdhënies dhe kujdesit shëndetësor bashkëkohor.

Po sjell në vëmendjen Tuaj në vijim vizionin zhvillimor të UMT për katër vitet e ardhshëm, që bazohet në këto objektiva kryesorë:

  • Ndërkombëtarizim të UMT-së, si pjesë e dialogut global me shoqërinë bashkëkohore;
  • Harmonizim në nivel ekselence të mësimdhënies në të treja ciklet e studimeve.
  • Kërkim shkencor inovativ në fushat prioritare të kujdesit shëndetësor;
  • Mjedis universitar miqësor nëpërmjet informatizimit të procedurave akademike dhe administrative, si edhe mbështetjes së stafit universitar.

PLATFORMA DHE VIZIONI ZHVILLIMOR I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË TIRANË 2024-2028

Shkarko materialin
Fakulteti Mjekësise